TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi thotë se qeveria nuk heq dorë nga klientët edhe në këtë periudhë, duke përzgjedhur hotelin e deputetit socialist, Sadri Abazi për karantinë. Gjunkshi publikon një video ku shfaqen sipas tij qytetarë shqiptarë që kthehen nga Italia dhe që presin me orë për t’u akomoduar, duke shkelur dhe kushtet e distancimit fizik.

Ai shkruan se “qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajësojnë qeverinë Rama”.

POSTIMI I PLOTË
Edi Rama nuk heq dorë nga klientët , zgjedh hotelin e Sadri Abazit për karantinë .

Nuk janë refugjatë nga Siria apo AfganistaniKëto që shikoni në pamje nuk janë refugjatë nga Siria apo Afganistani që zbresin në Llampeduza… ato janë qytetarë Shqiptarë që kthehen nga Italia.

Ka prej disa orësh që presin të akomodohen në hotel por, si organet shtetërore që janë të ngarkuara për t’i strehuar edhe stafi i hotelit janë të pa përgatitur.
Siç edhe shihet qytetarët në pritje për t’u akomoduar po mbahen para hyrjes së Hotelit të deputetit Sadri Abazi duke shkelur kushtet e distancimit fizik.

Qytetarët ankohen se duhet të vendosen në një hotel klientelist pa asnjë kusht të distancimit dhe për këtë fajsojnë qeverinë Rama .
Këto pamje janë të turpshme dhe organet kompetente duhet të mbajnë përgjegjësi .
Ato janë qytetarë të këtij vendi.
Ato janë vëllezërit tanë .
Ato janë prindër Shqiptarë.
Ato kanë emigruar dhe kanë familje këtu.
Ato vijnë në shtëpinë e tyre .
Ato nuk meritojnë të trajtohen më keq se refugjatët e luftës !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb