Manchester City triumfon në derbi dhe mbron kreun e renditjes në Premier League. Një luftë në distancë me Liverpool, me Qytetarët që nuk dorëzohen në luftën për titull, teksa fituan 4-1 ndaj United.

Tri pikë dhe 4 gola, meritë totale për skuadrën që kryeson renditjen e Premier League. De Bryune kaloi në avantazh skuadrën e tij pas 5 minutash, por “djajtë e kuq” goditën me anë të Sancho me një kundërsulm të shpejtë.

Megjithatë, De Bryjn ktheu përsëri në epërsi ekipin e tij që në pjesën e parë, pas një aksioni të gjatë ku skuadra e Rangnik nuk arriti të largonte topin nga zona. Në pjesën e dytë, e kishte radhën Mahrez të gjente dy herë rrjetën, për të vulosur këtë duel dhe për të siguruar që Manchester City do të vazhdonte të ishte në kryesimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb