Ousmane Dembele nuk do largohet nga Barcelona. Ka qenë vetë sulmuesi i katalanasve që ka konfirmuar diçka të tillë.Francezi, teksa ecën me makinë, dëgjon një pyetje që vjen nga jashtë. “A do të qëndroni te Barcelona”. Përgjigja e lojtarit ishte e menjëhershme: “Po”.Jo vetëm kaq, pasi kur pyetet për interesin e skuadrave si Chelsea, Dembele shprehet: “Unë jam mirë te Barcelona”.

 

Kontrata e 25 vjeçarit skadon në fundin e qershorit dhe prej kohësh përflitet për një largim. Gjithsesi, si duket, “divorc” nuk do ketë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb