Shkupi është eliminuar nga Europa League në turin e 3-të kualifikues, pasi sonte ndeshja ndaj Shamrock Rovers përfundoi 1-2 (2-5 Rezultati i përgjithshëm).

Shkupjanët tregojnë dëshirë të madhe për fitore që në minutën e 14-të, kur Qyeven provoi nga distanca, por kjo goditje nuk gjeti portën.

Ekipi i Sedloskit do rriste akoma më shumë presionin në minutën e 40-të, por Georgiev nuk do kishte shënjetsrën e duhur.

Kur nuk shënon, e pëson. Rregulli i pashkruar i futbollit u zbatua, me Gaffney që zhbllokoi takimin për musafirët në minutën e 65-të. Gol për kornizë ky, që shuan përfundimisht shpresat e Shkupit për kualifikim.

Irlandezët do takoheshin sërish me golin në fund, me Emakhu. Në limite, Adetunji lo linte gjurmë në këtë takim.

 

Gjithsesi, rrugëtimi i Shkupit në Europë nuk përfundon këtu pasi ekipi do vazhdojë të garojë në një kompeticion tjetër. Kjo skuadër do përballet me fituesin e Ballkani-Klaksvik në Play Off të Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: