Avokati i Talo Çelës, i cili e përfaqëson atë për akuzat e grabitjes së ndodhur në Rinas, ka deklaruar pas seancës së nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij, ndërsa shtoi se prokurën e ka marrë nga vëllai i cili sot nuk jeton më.

Avokati tha se sa i takon akuzës për grabitjen, nuk ka prova se Çela ka qenë në vendngjarje, ndërsa ka kërkuar dhe dëshminë e një berberi, i cili pretendon se atë ditë Çela ka qenë duke u qethur.

Po ashtu ai pretendon se ka prova se ditën e ngjarjes, klienti i tij ndodhej tek Liqeni i Thatë në Tiranë.

“Nuk kam asnjë kontakt, po ta dija do ta kontaktoja, prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që aktualisht nuk jeton më. Me Talo Çelën jo vetëm që se kam takuar, por s’kam asnjë telefonatë. Këto janë çështje që do gjykohen, do merren prova dhe më pas do  vendoset. Sipas meje nuk ka qenë në grabitje, nuk ka prova që kanë qenë në grabitje, në atë datë ka prova se ka qenë te Liqeni i Thatë. Berberin e kërkova sepse ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë duke u qethur ai”, u shpreh ai.

Më herët, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në seancën e së hënës avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës së klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

Sipas avokatit, Çela kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin dhe ishte i paafte fizikisht të merrte pjesë në grabitje. Njëkohësisht, avokati kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala. Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: