VLORE

E pazakontë në fshatin Nartë të qytetit të Vlorës, Narqotët festojnë karnavalet në kohë Covid 19. Megjithëse më të pakët në numër në krahasim me një vitë më parë sërish kjo traditët e përvitshme e tyre nuk është ndalur as këtë vitë, sado që qeveria e vendit dhe ministria e shëndetësisë bënë thirrje për mosgrumbillime masive dhe festime të tilla.

Sic shprehen banorët karnavalet festohen cdo vitë në Nartë dhe simbolizojnë largimin e stinës së dimrit, dhe ardhjen e pranverës, një stine plot jetë dhe begati.Për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, sic e thonë edhe vetë, në policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vitë këtë traditë.

Sipas banorëve të Nartës ndihet rënia e ndjeshme e popullisë në këtë njësi administriative, rënie e popullisë e cila ka ardhur nga largimi i banorëve kryesisht të rinjëve në emigrim, teksa këtë vitë Covid 19 ka ndikuar akoma edhe më shumë duke e bërë që kjo traditë dhjetravjecare e Nartës të festohet vec nga një “grusht” personash, banorë aktual të Nartës.

Karnavalet e Nartës edhe këtë vitë festohen në kohë Covid 19, me dhjetra banorë dolën në qendër të fshatit duke festuar këtë traditë dhjetravjecare.E karakterizuar nga kostumet artistike që banorët mbajtën veshur si dhe këng dhe valle traditë të zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb