IZRAEL

Gjatë një turi në qytetin e vjetër të Jeruzalemit në Izrael Macron ka pasur një incident me policinë e Jeruzalemit.

Kjo ndodhi pasi Macron është shoqëruar nga Policia izraelite në kishën e Shën Anës e cila konsiderohet si territor francez në Izrael. Dhe në atë territor nuk lejohet hyrja e oficerëve izraelitë. Për këtë Macron ka reaguar shumë ashpër drejt një oficeri.

“ Nuk më pëlqeu ajo që bëre. Dil jashtë, të lutem. Askush të mos provokojë. Më falni, por ne i dimë rregullat.’’- tha Macron.

Kisha e Shën Anë i përket Kohës së Kryqëzatave dhe daton që në vitin 1138. Flamuri francez valëvitet në atë Kishë prej vitit 1856 pasi Perandoria Osmane e asaj kohe ja dhuroi Francës për ndihmat që dha kjo e fundit në Luftën e Krimesë.

Trt
Trt

Një incident i ngjashëm i ka ndodhur pikërisht në këtë Kishë me Presidentin francez Shirak në 1996.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb