Ekipi i Tiranës ka zhvilluar sot takimin e parë miqësor në tokën turke kundër kazakëve të FC Tobol. Bardheblutë të drejtuar nga Ze Maria e kanë mbyllur ndeshjen me rezultatin 1-1, duke mos i mjaftuar avantazhi i marrë në pjesën e parë.

Për Tiranën shënoi në minutën e 15-t futbollisti Bedri Greca, por në pjesën e dytë ekipi ku deri pak ditë më parë aktivizohej futbollisti i Kombëtares Azdren Llullaku gjeti baraspeshën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: