Rusia ka deklaruar se sulmi drejt Ukrainës ka filluar dhe kjo gjë e ka prekur jashtë mase shumë dhe botën e sportit, sidomos atë të futbollit.

Ditën e sotme, brazilianët e ekipit të Shaktharit kanë postuar një mesazh prekës në rrjetet e tyre sociale, të cilët janë të gjithë bashkë me familjet e tyre, të mbledhur në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen.

“Situata është dëshpëruese. Unë dua që ju ta shpërndani këtë video, që të mund të arrijë drejt qeverisë braziliane. Ne jemi mbledhur të gjithë bashkë për të pritur për një plan për të larguar Ukrainën”, ishin fjalët e thëna nga lojtarët brazilian, që janë të shumtë në ekipin e Shakhtarit.

Gjithashtu një mesazh prekës e ka dërguar dhe braziliani Zhunior Moraesh, ku shkruan: Të gjithë shokët dhe familjarë, situata është serioze dhe ne kemi ngecur në Kiev, duke pritur për një zgjidhje si të largohemi. Ne jemi brenda një hoteli. Lutuni për ne”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb