BRAZIL-Një aksident i ndodhur në fund të vitit 2016, bëhet publik vetëm tani nga mediat braziliane.

Një ëndërr që u transformua në një tragjedi. Rosemeire Silva Naschimento, një vajzë e re 32 vjeçare, donte të befasonte burrin e ardhshëm, prindërit dhe miqtë, duke u paraqitur në kishë me një helikopter, një ëndërr që e kishte pasur që kur ishte fëmijë.

Kështu ditën e dasmës së saj, pa dijeninë e të fejuarit, ajo ka hipur në helikopter me fustanin e nusërisë, për të arritur në vendin e ceremonisë, pikërisht në Sao Lourenco da Serra, në San Paolo, Brazil.

Për fat të keq, vetëm pak kilometra nga kisha helikopteri përplaset. Me të humbën jetën edhe vëllai, Silvano Naschimento da Silva, fotografja e dasmës Nayla Cristina Neves Lousada dhe piloti, Peterson Pinheiro.

Udhëtimi duhet të zgjaste vetëm 15 minuta, por helikopteri, një Robinson R44, u përplas në një pyll me pemë.

Aksidenti ndodhi në dhjetor të 2016, por video, e filmuar në brendësi të helikopterit është shpërndarë vetëm tani nga mediat braziliane. Ai që ka gjetur këto pamje dramatike ka qenë pikërisht vëllai tjetër i nuses. Sipas disa ekspertëve të fluturimit, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë një gabim njerëzor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb