Pamjet që shihni janë nga një aksident rrugor në Miami të Amerikës, ku pas përplasjes së dy makinave njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar seriozisht jetën e shoferit. Ky i fundit teksa përpiqej që të dilte nga dritarja e makinës, dikush i është afruar me shpejtësi dhe e ka ndihmuar të dalë prej aty.

Heroi i kësaj historie shkruan ‘Daily Mail’ është Jim Angulo, i cili ishte duke shkuar në punë në Miami rreth orës 02:00 të mërkurën, kur pa një automjet që po digjej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Shikova nga e majta, dhe shikova nga e djathta dhe pashë 20 persona me celularët e tyre që nuk bënin asgjë, dhe unë thashë: “Kjo varet nga unë”, i tha Angulo mediave amerikane, ndërsa shtoi se “Nëse unë do të isha në të njëjtën situatë, shpresoj se dikush do të bënte të njëjtën gjë për mua.”. Angulo dhe një burrë tjetër shkuan me guxim drejt zjarrit dhe nxorën njeriun nga dritarja e kamionit. Ndërkohë, shoferi kishte pësuar djegie në disa pjesë të trupit, por është jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb