Ka nisur me debate seanca e dytë plenare e këtij sesioni. Në fillim të seancës deputeti i opozitës së re, Zef Shtjeni, ka kërkuar fjalën për procedurë, ku i ka përcjellë një urim ministres së re të Arsimit, Evis Kushi.

Por, deputeti Shtjefni është ndërprerë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i ka thënë se ministrja e re nuk ka ardhur akoma në sallë dhe se ajo do votohet së pari nga deputetët, pastaj mund ta urojnë të gjithë.

Debati:
Zef Shtjefni: E kërkova fjalën për t’i bërë një urim ministres së re të Arsimit për detyrën e re që ka marrë, si deputet i opozitës së re, i pandikuar nga askush.

Ruçi: Ka mundësi të mësosh, se pritet vota jote që pastaj ta urojmë edhe ti, edhe unë. O i dashur, e ke marrë fjalën për procedurë, po uron ministren e Arsimit, që s’ka ardhur akoma në Parlament.

Zef Shtjefni: Shqipëria i dha detyrën asaj. Z. Shahini e fliste shumë bukur shqipen, atë shqipe që ka shkruar Gjergj Fishta, Ndre Mjeda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb