Barack Obama ka komentuar zgjedhjet presidenciale në Francë duke mbështetur kandidatin Emmanuel Macron. Obama tha se suksesi i Francës ka rëndësi për tërë botën.
Macron, përballet me lideren e ‘Frontit Nacional’, Marine Le Pen në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë. Macron është favorit pasi edhe në raundin e parë ka fituar, edhe pse ngushtë.
“Nuk dua të përfshihem në shumë procese zgjedhore, por këto në Francë kanë shumë rëndësi për vlerat për të cilat ne kujdesemi aq shumë”, tha Obama në një video të publikuar nga Macron. Obama tha se e deklaron përkrahjen e plotë për Macron për shkak se të shpresave të njerëzve, e jo frikës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb