ITALI- Një tjetër video është publikuar në mediat italiane, pak pas shembjes së urës Morandi në Genova, që u mori jetën 38 personave, ndërsa dhjetra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ka qenë një djalë që është bërë dëshmitar i ngjarjes që ka filmuar me telefonin e tij vendin e tragjedisë.

“Nuk ka asnjë urë,” shpjegon ai. “Të gjitha makinat, gjithçka ka rënë, shikoni!”, shprehet më tej i tmerruar. Pasi i afrohet më shumë zonës së tragjedisë, një tjetër qytetar i kërkon që të ndihmojë. Në ketë moment ekrani kthehet i zi, por smartphone regjistron zërat e tmerruar.

“Oh Zoti im, oh Zoti im”, dëgjohet teksa ulërin i riu, ndërsa kërkon që dikush të njoftojë ambulancën. “Telefononi ambulancën. Telefononi ambulancën”, dëgjohet një tjetër zë. “Hej, je vetëm? Afrohu, jam këtu”, i drejtohet i riu një personi që ka mbetur nën rrënoja.
Për të parë videon klikoni këtu: Tg.com
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: