Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar një video nga Forcat e Armatosura ku tregohet një stërvitje e trupave të batalionit të lll të këmësorisë në Poshnje.

Xhaçka garanton se kapacitetet e FA janë prioritet, dhe pavarësisht pandemisë trupat e FA testojnë aftësitë në elementë të ndryshëm të operacioneve.

 

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Kapacitetet dhe operacionaliteti i Forcave të Armatosura janë prioritet, pavarësisht kufizimeve të pandemisë. Trupat e batalionit të III të këmbësorisë në Poshnje testuan aftësitë në elementë të ndryshëm të operacioneve në mbështetje të paqes, që nga patrullimi në terrene të thyera, përgjigjja ndaj sulmit të kundërshtarit, e deri te evakuimi i të plagosurve dhe dhënia e ndihmës së parë.

#KrenariPërFA??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb