KOLONJA

Një 36- vjeçar është arrestuar në kuadër të një operacioni antikanabis në Kolonjë, pasi në fshatin Radovicë në banesën e tij kultivonte fidanë kanabisi.

Dëfrim Beqirllari, u arresta gjatë natës ndërkohë që Policia ka zbuluar edhe arsenal armësh që kishte në dispozicion 36- vjeçari, saktësisht 3 automatikë, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.


NJOFTIMI NGA POLICIA

Kolonjë

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”.

Sekuestrohet arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i arsenalit të armëve, njëherazi edhe autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb