Operacioni ”Bregdeti Ynë” është ndalur në Pishë Poro të Darzezës në Fier. Një 51-vjeçar administrator i një subjekti është proceduar penalisht për veprën penale ”Pushtimi i tokës”.

33 çadra e 66 shezlongë janë sekuestruar në këtë plazh pasi ishin pa leje.

Adminitsratori tashmë akuzohet për ”pushtim të tokës”.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Pishë Poro, Darzezë / Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.
Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi:
Z. H., 51 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb