VLORË- Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe ka vënë në pranga një grua, në banesën e së cilës u gjet droga.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcën, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në një banesë në lagjen “Kushtrimi” mund të kishte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “BYPASS”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Kushtrimi”, në banesën e shtetases Luljeta Kapaj është konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidonë plastikë dhe në 4 thasë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen:
– Luljeta Kapaj, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike:
Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi:
– E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

droga ne vlore
Vazhdojnë hetimet për kapjen dhe arrestimin e këtij të fundit, si i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të tyre, u referuan në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: