Recete nga znj Eneida
Përbërësit
1 gjoks pule
200 gr oriz
1 karotë
1 qepë
1 spec i kuq
1 lugë e vogël vaj susami
2 lugë salcë soje
1 lugë sheqer kaf
4 lugë vaj ulliri
1 vezë
Kripë
Përgatitja
Orizin e shpëlajmë mirë dhe e vendosim të ziejë me temperaturë mesatare me dyfishin e ujit.
Në një enë bëjmë bashkë vajin e susamit me salcën e sojës dhe sheqerin kaf. Shtojmë copat e pulës dhe e lëmë të marinohet.
Në një tigan të thellë shtojmë vajin e ullirit, qepën në kubikë, karotën dhe specin në rripa të hollë dhe i skuqim. Hedhim mishin e pulës dhe i gatuajmë bashkë. Në fund shtojmë orizin e zierë, kripën si dhe xhinxher nëse e doni pikant. Skuqim vezën e rrahur në një tigan dhe ia shtojmë orizit me perimet dhe mish.
(BalkanWeb/News24)