Turpi nga trupi është një çështje e vërtetë që ka luajtur rolin kryesor në rrjetet sociale vitet e fundit. Personat e famshëm dhe jo të famshëm përdorin Instagramin për të nxjerrë në pah trupin e tyre, i cili shpesh filtrohet për t’u dukur perfekt.

Herë të tjera papërsosmëritë e dikujt komentohen negativisht. Reklamat, revistat me shkëlqim dhe Hollywood-i kanë kontribuar në kërkimin e përsosmërisë. Shumë yje bëjnë postime duke theksuar se sa e rëndësishme është të pranojmë veten ashtu siç jemi në të vërtetë.

Mes tyre është edhe Ornella Muti. Ikona e kinemasë italiane, 67 vjeçe sot, e pyetur nga e bija për çështjen e turpërimit të trupit, është përgjigjur: “Çfarë më intereson mua? Kjo jam unë, kush më do, më pëlqen!”. Videoja e postuar nga vajza e aktores ku shfaqet ajo duke bërë grim e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme me taka, ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe komente të panumërta lajkatare nga fansat.

Shumica e kanë mbushur me komplimente jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për ndershmërinë me të cilën ajo i paraqitet publikut, pa filtra.

Ornella Muti është shumë aktive dhe në Instagramin e saj ku poston foto si nga dita e sotme ashtu edhe nga e kaluara. Kush është Ornella Muti
Gruaja legjendare e kinemasë italiane, Ornella Muti tashmë është nënë dhe gjyshe, por ajo mbetet po aq e papërmbajtshme sa kur debutoi në ekranin e madh!

Aktorja, e lindur në Romë dhe emri i vërtetë i së cilës është Francesca Romana Rivelli, e filloi karrierën e saj në kinema në vitin 1970 me filmin “La moglie più bella”, “Gruaja më e bukur”, por tashmë, që në adoleshencë, ajo merret me modeling dhe është nderuar me çmimin David di Donatello Golden Plaque.

Muti është martuar dy herë, së pari me Alessio Orano, bashkë-yll-in e saj në “Gruaja më e bukur”, 1975-1981, dhe së dyti me Federico Facchinetti, 1988-1996.

Aktorja ka tre fëmijë, Naike Rivelli, e cila është gjithashtu modele dhe aktore, nga martesa e saj e parë dhe Andrea dhe Carolina, nga martesa me Facchinetti.

Që nga viti 1998, Muti jeton me Stefano Piccolo, një kirurg plastik. Muti u votua “Gruaja më e Bukur në Botë” në vitin 1994 nga një votim global.

Në vitin 2008, Ornella Muti krijoi linjën e saj të bizhuterive dhe hapi dyqane në Paris, Milano, Romë, Riga, Moskë dhe Almaty.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb