Një burrë me një të shkuar kriminale, është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke goditur me tërë forcën një 4-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork të SHBA-ve.

Siç shihet edhe nga video e publikuar, burri dhunon fëmijën në sy të nënës së tij, e cila iu vërsul sulmuesit.

Në ndihmë gruas i erdhën edhe dy policë të cilët më pas arrestuan agresorin.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet momenti rrëqethës si dhe veprimi i të ëmës së djaloshit, që nuk iu tremb syri për asnjë moment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: