Shpesh prindër të papërgjegjshëm nuk përdorin mjete fiksuese për fëmijët në makinë dhe më keq akoma, i mbajnë ata në prehër kur drejtojnë makinën duke ua rrezikuar seriozisht jetën. Një shkelje e tillë është konstatuar paraditen e sotme në Kombinat nga policia rrugore.

‘News 24’ ka siguruar videon ku drejtuesi i mjetit duke i dhënë makinës mbante në prehër një fëmijë më pak se 2 vjeç.

  • foto galeri

Shkelësi u gjobit nga ana e policisë siç e parashikon kodi rrugor si edhe iu pezullua patenta për 6 muaj. Policia rrugore e Tiranës apelon gjithë drejtuesit e mjeteve që të përdorin mjete fiksuese për fëmijët si dhe të përdorin rripin e sigurimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb