Në një monitorim në qendrën e konsultave pranë QSUT-së, është vënë re një numër i lartë qytetarësh të cilët ishin në pritje të kryerjes së analizave, disa prej të cilëve kanë bërë me dije se janë në radhë që nga mëngjesi.

Ata kanë deklaruar se iu është kërkuar që të kryejnë analizat pranë spitaleve private, fakt i cili edhe i ka indinjuar, referuar faktit që ky shërbim duhet të ofrohet nga spitali shtetëror.

“Ambulanca më tha që duhet të bëj analizat, ndërsa tani më thonë që nuk bëhet këtu, por në privat. Po pse ta bëj në privat, kur spitali e ka këtë, pse mos e bëj këtu?” , tha një qytetare.

Disa pacientë të cilët kishin ardhur nga qytete të tjera, u shprehën se kanë pasur problematika në marrjen e rekomandimeve dhe për ta siguruar atë janë paraqitur në spital në më shumë se në një shumë se një ditë.

“Shumë vështirësi. Shko andej e këndej, jo po nuk bëhen këtu analizat, jo bëhen vend tjetër, nuk e di”, u shpreh një nga pacientet.

Kishte edhe nga ata pacientë që vlerësuan rolin e mjekëve dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e kësaj problematike. Ata u shprehën se përfituan shërbim pasi janë pjesë e grupit të rriskuar dhe i konsideruar si raste emergjence.

“Kam rezervuar, jam i kënaqur nga shërbimi. Po pres mjekun”, tha pacienti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: