Një dialog gati-gati i pabesueshëm në vendin ku duhet të kesh shërbimin më të mirë për jetën, në QSUT. Një paciente e ulur në stol, e pafuqishme dhe me probleme shëndetësore, dëshmitare e një sherri mes shoqeve të saj studentet dhe mjekut rojë, që thotë se e sëmura nuk është punë e tij.

Videoja e postuar nga Jeta Osh Qef, tregon mënyrën gati jo njerëzore të trajtimit të pacientëve nga mjekët.

Mjeku në fjalë që sipas denoncueses e ka emrin Daniel është konfliktuar me disa vajza të reja në moshë, të cilat kanë sjellë në urgjencën e spitalit mikeshën e tyre, e cila nuk ndihej mirë.

Ato i kërkojnë që të vizitojë vajzën që rri ulur në stol dhe pret pas krahëve të mjekut. Ajo është zbehur në fytyrë, i ka ikur ngjyra dhe nuk flet asnjë fjalë, ndërsa mjeku në vend që t’i vijë në ndihmë, gjen kohën për të debatuar me të rejat.

“Vajzat ishin studente mjekësie dhe të sëmurën e kishin të afërt. Rreth 1 orë janë sorollatur nëpër ambientet e QSUT. Ishte mjek roje dhe vajzat e kanë thirrur rreth 4 herë se çfarë serumi të vendosnin, por nuk jepte asnjë lloj përgjigje. E njëjta gjë më ka ndodhur dhe me mamin tim para 1 muaji dhe i njëjti doktor”, – thotë personi që ka sjellë videon në redaksinë e JOQ.

Mesazhdërguesja bën me dije se emri i mjekut është Daniel. Ndër të tjera, ai pranon se është mjek roje dhe gjithçka e përcakton ai për pacienten e sëmurë, por kur vajzat i kërkojnë të thërrasë infermieren që t’i vënë serumin ai shprehet: “Nuk jam për këtë punë”. Pas debatit ai largohet pa asnjë përshtypje nga pacientja që edhe mund të kishte vdekur nëse do të kishte ndonjë problem madhor.

DEBATI
Doktori: Ti e kupton që s’merret doktori me këtë punë. Ti doktoreshë nuk merret doktori me këtë punë. Nuk merret doktori.

Vajza 1: Po caktoni një njeri që të merret pra
Doktori: Po pra, atij që të vë vigonin, atij i thuhet
Vajza 1: Po i thashë pra…
Doktori: Është infermieri, doktori bën vizitën
Vajza 1: Po ku është pra kur. Ju jeni ai që i cakton
Doktori: Unë i caktoj ë, unë i caktoj të gjithë?!
Vajza 1: A jeni mjeku roje?
Doktori: Po pra, unë jam mjeku rojë.
Vajza 1: Të lutem shumë cakto infermierët që janë për çdo person
Doktori: Aty i ke…


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: