Nga: Anxhela Devole

Historia e Petref Agaj është vërtet frymëzuese. Në shtëpi, dhe pa asnjë mënyrë si të argëtohej, larg realitetit e botës jashtë, 40 vjeçari tetraplegjik, duket se po jeton një jetë të dytë, që nga koha kur e motra e tij, e cila jeton jashtë vendit, solli në shtëpi një vit më parë një laptop të përdorur për të komunikuar me familjarët.

Një ditë, Petrefi i kërkon nënës së tij që t’i sillte pranë këtë pajisje elektronike, por zonja Fiqerete mendoi se nuk do ta përdorte dot.

E emocionuar, Fiqerete Agaj, e ëma e 40-vjeçarit, pasi kuptoi që kjo mund të ishte një mënyrë argëtimi për të birin, e ëma tregon se Petrefi menjëherë filloi të lundronte në internet, dhe për klikuar në linqe që dëshiron, e ndihmon vetëm gishti i madh i këmbës së djathtë.

Pasi mësoi të përdorte disa nga programet që ofrohen në internet, ai nuk shkëputet më nga kjo pajisje elektronike.

Laptopi që përdor aktualisht Petrefi është tejet i konsumuar dhe i fiket shpesh herë. E vetmja dëshirë që ka, është që të ketë një një laptop të ri, ku mund të klikojë faqe të ndryshme në internet, pa shqetësimin se një ditë do t’i prishet e do t’i shkëpusë të vetmen mundësi për t’u angazhuar brenda katër mureve të shtëpisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb