Shqipëria nis fushatën kualifikuese të hënën në orën 20.45, teksa do të përballet me Poloninë në transfertë. Tashmë kuqezinjtë kanë zbarkuar në Varshavë, për t’u akomoduar në hotelin ku do të qëndrojnë të grumbulluar.

Ekipi i drejtuar nga Silvinjo kërkon një rezultat pozitiv, në një sfidë tejet delikate. Kujtojmë se agjenda e ditës së sotme do jetë mjaft e ngjreshur, pasi në orën 17:15 do të jetë konferenca e trajnerit Silvinjo në stadiumin “PGE Narodoëy ”, sakaq stërvitja do të zhvillohet në orën 18:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb