VLORE- Gazetari Enrik Mehmeti ka mundur të sigurojë për “BalkanWeb” video të ngjarjes së sapo ndodhur në këtë qytet, ku një i ri ka hapur zjarr brenda një lokali në Vlorë.

Në video duket lokali ku qëlloi i riu, dëshmitarë të shumtë të tronditur nga ajo që panë dhe furgoni i policisë që e shoqëroi.

Paraprakisht mësohet se i riu ka bërë sherr me një grup djemsh në lokal e është kthyer me armë për t’i qëlluar. Ndërhyrja e personave të tretë ka shmangur një masakër të vërtetë brenda lokalit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: