Pas fenomenit të tërmetit, disa qytete të vendit po përballen me reshje shiu. Kështu, në Lezhë reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit ndodhet nën ‘pushtetin’ e ujit.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për ‘BalkanWeb’ se kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu për të nxjerrë problematiken e kanalizimeve në këtë qytet.

Dhjetra automjete janë izoluar nga uji, ndërkohë që e njëjtë paraqitet situata edhe në kopshtin Besëlidhja si dhe tek gjimnazi ‘Hydajet Lezha’. Kujtojmë se kopshti Besëlidhja u inaugurua ditën e sotme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: