Teksa kanë mbetur vetëm pak orë para finales së madhe ndërmjet Italisë dhe Anglisë, afër stadiumit ‘’Uembli’’ kanë filluar grupimet e para të tifozëve.

Tifozët anglezë dinë si të festojnë në raste të tilla, dhe kështu duket dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale.

Të veshur me bluzët e skuadrës së tyre, duke kënduar kore të ‘’3 Luanëve’’ dhe me flakadanë në dorë tifozët anglezë festojnë si në rast të një triumfi. E ku ka më mirë se të mbështesin skuadrën e tyre në humbje dhe fitore, rëndësi ka shpirti i skuadrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb