Policia ka “blinduar” kryeqytetin, teksa për pak minuta pritet të nisë fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në orën 17:00, për të vijuar në orën 18:00 me fushatën e Partisë Socialiste, në Sheshin “Skënderbej”.

Gazetarja Dorjana Bezat sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihen makina të shumta policie në shesh.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat, policia ka marrë në ruajtje institucionet përreth shesheve, ku do të mbahen fushatat elektorale të dy partive kryesore në vend. Kështu, Sheshi “Skënderbej”, ku do të mbahet fushata e PS, është rrethuar me barriera dhe po ruhet nga Policia Bashkiake. Në terren kanë zbritur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb