Kryeministri Edi Rama ka respektuar thirrjen e ezanit, gjatë një takimi elektoral në Librazhd. Rama ka qenë duke folur para të pranishmëve, kur ka nisur thirrja e ezanit të drekës.

Menjëherë, kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij dhe ka kërkuar pak qetësi, ndërsa në takim ka pllakosur heshtja, derisa ka mbaruar ezani.

“Pak qetësi. Patëm një respekt në lutjes dhe dëshiroj t’iu uroj të gjithë besimtarëve muajin e bekuar të Ramazanit”, tha Rama në fund.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb