Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka vizituar familjen e Hysni Hidraliut në Thumanë e cila përpos qëndrimin në çadër prej 2019, tashmë lufton edhe ndaj borës edhe acarit.

Paloka thotë se janë me dhejtëra familje në Thumanë e Fushë-Krujë që vijojnë të jetojnë në çadër, teksa Rama premtoi që brenda 2020 do të ishin nëpër shtëpi.

Ai bën thirrje që më 25 prill të largohet e keqja dhe të rikthehet shpresa.

 

 

STATUSI NGA EDI PALOKA

Sot dikush i gezohet bores e dikush mbase dhe Shen Valentinit, po nuk eshte keshtu per familjen e Hysni Hidraliut dhe per dhjetra familje te tjera ne Thumane e F.Kruje qe jetojne ende neper cadra qe nga termeti i nentorit 2019.

Sot vizitova disa prej ketyre familjeve qe bora dhe i ftohti i kapi ende ne cader . Megjithese Rama kishte premtuar se keta banore brenda vitit 2020 do ishin neper shtepia, ato po perballen me veshtiresi te shumta, te cilave ju shtohet dhe i ftohti i ketyre diteve.

Me 25 prill largojme te keqen e kthejme shpresen!

#ShqipëriaFiton

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb