Protestuesit në Sri Lanka kanë thyer portat e kryeministrisë, duke vërshuar në mjediset e ndërtesës.

Siç shihet nga pamjet që sjell BBC, të filmuara nga gazetar Tessa Wong që ndodhet në vendngjarje, i gjithë terreni është mbushur me protestues, me turma që ngjiten mbi çdo gjë dhe gjithçka që mund të kenë në dorë.

Shumë protestuesit kanë qëndruar në ballkone, duke bërtitur nga gëzimi, pas një përplasjeje disa orëshe me oficerë policie të armatosur jashtë portave të kompleksit.

Demonstruesit që kanë marrë kryeministrinë kanë shpërthyer nga gëzimi, duke bërë selfie, ndërsa i binin daulleve dhe bërtisnin.

Në ballkonin e katit të dytë, pikërisht mbi një tabelë që thotë “Zyra e Kryeministrit”, një turmë protestuesish kanë mbajtur lart flamurin e Sri Lankës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb