Pamjet dramatike të zjarrit që shkrumboi spitalin modular të Tetovës janë përhapur sot në rrjetet sociale.

Nga pamjet filmike të dala nga një kamerë sigurie, shihet pjesa e përparme e spitalit modular, teksa vërehen momentet më dramatike: ajo e shkëndijës së parë dhe nisjes së tymit në qoshen e spitalit modular, si duket, në afërsi të derës dhe largimi i një personi me karrocë invalidësh.

Zjarri i mori jetën 14 personave, duke i lënë të shkrumbuar brenda mureve të spitalit modular, i cili u përpi lehtë nga flakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: