Prej ditësh SHBA është “mbërthyer” nga kushte të rënduara atmosferike. Një prej zonave më problematike është dhe Luizana, e cila është goditur nga stuhi të mëdha dëbore.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se si shkëndija masive elektrike, vërshojnë me shpejtësi nëpër linja.

Ky defekt ka lënë pa energji për pak orë dhe banorët e komunitetit. Sakaq, vlen për t’u përmendur se dhe Teksasi është përfshirë nga dëbora, fenomen ky që në këtë vend kishte vite që nuk ndodhte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb