DURRËS

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Durrës, ku një 25-vjeçar u përplas për vdekje tek “Ura e Dajlanit”. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj ka siguruar pamjet e aksidentit, ndërsa thotë se 25-vjeçari kishte filluar punë ditën e sotme si shpërndarës picash në një piceri në këtë zonë.

Nga pamjet e siguruara duket qartë se motoristi është përplasur fillimisht nga një autobus, ndërsa më pas një tjetër mjet e ka marrë zvarrë për disa metra. Bazuar tek informacionet e policisë thuhet se mjeti i dytë që mori zvarrë të riun është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Informacioni  i policisë:

Durrës. Informacion/ paraprak:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip “Skania” ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: