Moti ka surprizuar shqiptarët, teksa ka zbardhur një pjesë të vendit, ndonëse jemi në muaji e dytë të pranverës.

Prej ditës së djeshme, është shënuar një rënie drastike temperaturash në të gjithë vendin, ndërsa reshjet e dendura të dëborës zbardhën gjithë verilindjen dhe juglindjen.

“BalkanWeb” sjell më poshtë pamje nga Puka, e cila duket se është zbardhur plotësisht nga dëbora.

Pamjet tregojnë një panoramë mahnitëse nga qyteti i Pukës, ku gërshetohet në mënyrë të mrekullueshme natyra pranverore me atë dimërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: