Ashtu siç pritej, mijëra turistë brenda e jashtë vendit janë dyndur në Festën e Birrës, duke mbushur plot e përplot qytetin juglindor të Korçës.

“News24” dhe “BalkanWeb” sjellin pamjet më të fundit me dron nga Korça, ku shihet se tashmë ka startuar festa.

Pamjet me dron sjellin atmosferën mjaft festive, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur te Terminali i Autobusëve, duke ndjekur koncertin festiv, shoqëruar me freskinë e birrës Korça dhe Tirana.

Ndërkohë, pritet që aty të performojë edhe këngëtari mjaft i njohur grek, Lefteris Pantazis.

Më herët, BalkanWeb solli pamjet me dron nga Festa, e cila nuk kishte filluar mirë, por gjithsesi qytetarët nxitonin për të shijuar më shpejt birrën Korça dhe Tirana.

Tek të dyja skenat, si tek terminali i autobusave ashtu dhe tek Pazari i Vjetër atmosfera është e ndezur me qytetarët korçarë, turistë nga gjithë Shqipëria,  por dhe të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb