BalkanWeb siguron video nga aksidenti tek ‘Bishti i Zhurit’ në Rrogozhinë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se një autoambulancë që vinte nga Fieri në QSUT u përplas me një automjet tip ‘Benz’.

Më tej 4 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve më rëndë që janë transportuar dhe tek Spitali i Traumës, kurse 2 të tjerët tek spitali i Kavajës.

Mësohe se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb