PUSTEC

Bashkia e parë që ka mbyllur numërimin e votave për kryetar ka qenë Pusteci.

Këtë bashki e kanë votuar socialistët pas 12 viteve. Kryetar i bashkisë është zgjedhur Pali Kolevski i PS me 645 vota diferencë.

Në videon e siguruar nga gazetarja Lorena Kodra për “Balkanëeb” paraqiten pamje nga momenti i numërimit të votave.

Pali Kolevski kishte përballë Edmond Themelkos:, i cili garonte nën siglën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim. Pusteci ishte bashkia me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve me 55.44% ose 7724 votues.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb