Mbrëmjen e kësaj të marte perëndimi i diellit mbi liqenin e Pogradecit ka dhuruar një pamje spektakolare për qytetarët.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet e jashtëzakonshme, ngjyrat e ndezura si “flakë” kanë pushtuar liqenin lasgushian.

Liqeni i Pogradecit është një nga destinacionet e preferuara te turistëve, ndërsa mund të thuhet se falë pamjes që fal në këto ditë pranvere ka shtuar edhe kuriozitetin e shumë piktorëve.

E kush më mirë se Lasgushi mund ta përshkonte pamjen mahnitëse të kësaj natyre.

“Pogradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir.
Po përhapet dalëngadalë një pluhurë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina, shkrumb’ i natës që po bije,

Dyke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir…

E kudo krahin’ e gjërë më s’po qet as pipëlim:

Në katund kërcet një portë… në Liqer hesht një lopatë…

Një shqiponjë e arrtisur fluturon në Mal të Thatë…

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim.

Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj…e zuri gjumi…

Zotëroi më katër anë errësira…

Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mespërmes nër Shqipëri,

Drini plak dhe i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb