Bylisi dhe Laçi po sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Por përpara se të niste kjo sfidë diçka e pazakontë ka ndodhur në “Adush Muça” të Ballshit.

Gazetari Ervis Kuçi bën me dije për BalkanWeb se një pjesë e rrethimit të stadiumit “Adush Muça” është shembur për shkak të shirave që kanë renë orët e fundit.

Nga shembja e murit janë dëmtuar tre makina që ishin të parkuara afër stadiumit, teksa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: