Sergio Ramos pas finales së “Champions League” ka përfunduar i kryqëzuar jo vetëm nga tifozët e Liverpool, por pothuajse e gjithë bota e sportit, si pasojë e dyluftimit me Salah që e la të dëmtuar egjiptianin.

Deri më tani për Ramosin rreth 500 mijë veta kanë nënshkruar një peticion për ta dënuar, pasi kapja e dorës së Salah prej tij është konsideruar e qëllimshme. Madje një avokat në Egjipt e ka hedhur në gjyq futbollistin e Realit dhe pretendon një dëmshpërblim prej 1 miliard eurosh prej tij.

Gjithsesi shumë tifozë të thjeshtë që mendojnë se Ramos e dëmtoi qëllimisht Salah mund të ndryshojnë mendim pasi të shohin këtë video. Pamjet e reja të zbuluara së fundmi tregojnë Salah që provokon kapjen me duar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb