Një qytetar ka mbërritur me helikopter në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç shihet nga pamjet e rënda, që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” gazetari Erjon Skëndaj, qytetari është sjellë në QSUT me djegia të shumta në trup.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, por pamjet tregojnë se qytetari është thuajse i gjithi i djegur. Në video shihet momenti kur ai nxirret nga helikopteri dhe futet me barelë brenda QSUT.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: