Pamje të tmerrshme që janë filmuar nga një dron në frontin e Donbasit në ditën e 131-të të luftës në Ukrainë, janë publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Droni ka filmuar dy ushtarë ukrainas të mbetur vetëm pasi u rrethuan nga forcat ruse. Njëri nga të dy është qëlluar në këmbë, ndërsa kolegu i tij nxiton që ta shpëtojë nga armiku.

E gjithë skena ndodh teksa rusët qëllojnë vazhdimisht mbi ta. Ushtari i plagosur mjekohet me një çantë të ndihmës së parë të furnizuar për ushtrinë. Pastaj, duke u zvarritur në tokë, ai përpiqet të mbulohet nga zjarri i armikut, ndërsa ushtari tjetër u përgjigjet rusëve me të shtëna kallashnikovi.

Por, teksa përpiqet të tërheqë zvarrë shokun e tij, ai qëllohet nga ana tjetër. Në këtë moment është ushtari i parë i plagosur që përpiqet të ndihmojë shokun tjetër, por përpjekja është e kotë.

Një plumb i dytë godet ushtarin dhe trupi i tij fillon të prihet. Në të shtënat e fundit nuk shihet më ushtari i plagosur. Ndoshta ai arriti të shpëtojë, ose ndoshta ai u kap nga armiku. Por pamjet mbeten një dëshmi e guximit të jashtëzakonshëm të treguar nga këta dy ushtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb