Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan – Tepelenë.

Një person, që udhëtonte me motor në këtë aks, është përplasur nga një automjet.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanëeb” se viktimë në këtë aksident ka mbetur shtetasi Adriatik Hamataj 55 vjec, nga Fieri.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motorcikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorcikletës shtetasi A.H. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb