Imazhet mizore vijnë nga një cirk në Rusi, kur një përleshje e ashpër shpërtheu mes dy tigrave gjatë një shfaqjeje.

Konkretisht gjatë emisionit dhe në momentin kur zbutësi po tentonte t’i drejtonte në pozicionin e paracaktuar, njëri nga tigrat sulmoi një tjetër që vraponte brenda në kafaz. Kafshimet ishin aq të forta sa që dy kafshët nuk e lëshonin njëra-tjetrën.

Trajnerët i goditën vazhdimisht tigrat me shtylla dhe i hodhën atyre stola e sende të forta në përpjekje për të ndarë kafshët në një spektakël që u shpalos para fëmijëve dhe prindërve.

Tigër, i quajtur Eru, u plagos rëndë, por u ngjit përsëri në një stol përpara se të rrëzohej me gjak, nga plagët e marra, përpara qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre.

Veterinaret tani po “luftojnë për të shpëtuar jetën e tij”. Episodi i tmerrshëm çoi në thirrje të menjëhershme për ndalimin e kafshëve të gjalla në cirk në Rusi. Tigrat e tjerë ishin në ring, por nuk morën pjesë në ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb