Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga tornadot që goditën SHBA-të gjatë natës. Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës.

Sipas medieve të huaja, Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky, Andy Beshear, ka deklaruar se shifra e viktimave mund të rritet, ndërsa i ka quajtur tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Ndërkohë, disa dyshohet se kanë vdekur vetëm brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Në anën tjetër, të paktën pesë njerëz vdiqën, pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.

Siç bëhet e ditur, punëtorët u bllokuan brenda një magazine të Amazon në Illinois pasi çatia e saj u shemb nga stuhitë vdekjeprurëse.

Magazina në Edwardsville në Illinois jugor u dëmtua gjatë një tornadoje të premten mbrëma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: