Shpërthimi në Bejrut të Libanit tronditi vendin dhe mbarë botën, teksa la qindra të vdekur e mijëra të plagosur, ndërsa mori përpara çfarë gjeti, pa treguar asnjë keqardhje.

Shpërthimi është përpjetuar nga qindra mijëra njerëz, por më së shumti nga kjo nuse, video e së cilës është kthyer në virale.

Siç shihet dhe në video, nusja përjeton tmerrin e madh, gjatë setit fotografik të dasmës, ku shfaqet e lumtur dhe e qeshur, por që shpërthimi e shtang dhe i prish çastet më të bukura të jetës. Në video, të filmuar nga Mahmoud Nakib, nusja më pas ikën nga vendi me të gjithë personat që ndodheshin me të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb