Janë publikuar pamjet e sulmit në një lokal natë të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë, që terrorizoi vendin nordik mbrëmjen e kaluar. Në video duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Gjithashtu, pamjet tregojnë turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00 të ditës së sotme, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur.

Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: